Analisti Andi Bushati ka dalë kundër mënyrës së gjykimit të Presidentit Meta në Gjykatën Kushtetuese. Ai e cilësoi të drejtë vendimin, por theksoi se Parlamenti duhet të hetohej pasi mori vendim si bandë e organizuar banditësh.
“Ai i Gjykatës Kushtetues nuk është vendimi më prefekt. Të arrijë të justifikojë një parlament që ka bërë procedura banditësh dhe të thotë që kjo procedurë e Gramoz Ruçit të shkretë të firmosë shkresa që rezultojnë të jenë tre të ndryshme. Një Gjykatë Kushtetuese serioze nuk do i hynte fare çështjes a ka bërë shkelje apo jo por do të reduktohej parlamenti si bandë e organizuar dhe jo kuvend i republikës”, tha Bushati.
“Pushtetet këtu tek ne çmenden, sa çdo njeri që bën aktin më minimal duket sikur bën veprën e madhe. U vranë me sfurqe shqiptarët, se duhet të ketë pasoja që të veprosh. Duhet të kesh mendje anjshtanjeske që të lidhësh vizitën e presidentit me atë”, shtoi ai.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk pati këllqe të rrëzojë procedurën ‘halabake’ të parlamentit shqiptar.
“Kemi shpikur një lloj rilindasi që do Amerikën më shumë se çdo ajo veten. Nëse sot do të duhej t’i bënim kritikat, nuk pati këllqe të rrëzojë procedurën halabake të parlamentit shqiptar”, tha Bushati.