Moderatorja sportive Eva Murati ka reaguar ndaj dasmës së shumëpërfolur mes prezantueses Cindy Marina dhe djalit të Jozefina Topallit, Genar Topallit, që u zhvillua në Romë. Ndjekësit kanë komentuar luksin e ceremonisë dhe praninë e personazheve të njohur nga ekrani dhe politika. Eva, e cila ka pasur një lidhje me Genarin në të kaluarën, ka shpërndarë një video në TikTok, ku një koment duket të jetë i drejtuar pikërisht për dasmën, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
“Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time”, shkruante një prej komentuesve.
“Nuk dua që milionë shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”, përgjigjet moderatorja.