Home DJE & SOT Dy krahasime që nxjerrin zbuluar “Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë”, ca të...

Dy krahasime që nxjerrin zbuluar “Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë”, ca të nënës ca të njerkës!

600
0

Erdhi shtatori, veç forcave politike që po bëjmë nxemje, populli pret rezultate dhe nga institucionet e drejtësisë. Të gjendur përballë opinionit publik për rezultate, ILD ka dërguar pranë KLGJ-së, për procedim disiplinor një gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit, e njohur si “Predispozicioni”.

sot do analizojë dy raste sa të ngjashme aq edhe të ndryshme, sidomos kur flasim për standarde. Dihet tashme që për gjyqtaren e Elbasanit u mor masa e pezullimit dhe u kërkua shkarkim nga detyra nga ana e ILD-së, për shkak të disa vidiove të publikuara në rrjetin social Tik-Tok. Kjo shkelje u cilësua si sjellje e rëndë e etikës që diskrediton rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit nga ana e ILD. Gjyqtarja (veç linçimit pervers dhe të orkestruar në publik) u pezullua me vendim të KLGJ, që ende nuk është e qartë se kur do të shqyrtohet verifikimi i cekët I ILD. Gjatë muajit korrik institucioni që ka kompetencë të hetojë gjyqtarët (jo fustanet e vajzave të bukura të gjyqsorit) ka kërkuar procedimin disiplinor të gjyqtares Pajtime Fetahu e cila si për ironi të fatit është gjyqtare e së njëjtës gjykate. Edhe kjo gjyqtare akuzohet për shkelje të etikes pasi ka kryer sjellje që diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit, pasi në vitin 2017, në një emision investigativ u transmetua një filmim duke komunikuar jashtëgjyqësisht me vëllain e të pandehurit duke i thënë troç vendimin që do të merrte për të pandehurin qe kishte ne gjykim.

Për këtë shkelje të rëndë ILD kerkoi si mase disiplinore uljen e pages për një periudhë të shkurtër kohore.

Mesa duket gjyqtaret e Elbasanit nuk jane aq mire me etiken, por ajo që vlen të diskutohet në këtë rast është standardi. Për habinë e gjithkujt, për shkelje të cilësuara si të njejta “sjellje e rëndë që diskrediton rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit” kërkohet masa të ndryshme displinore, madje disproporcionale nga njera tjetra. Vetëm ILD mund ta shpjegojë se si mundet që inspektori kërkon shkarkimin e gjyqtares se ju publikuan disa video private të zhvilluara në makinë dhe në zyrë të cilat në thelb nuk kanë cenuar të drejtat dhe interesat e asnjë pale në proces, dhe kërkon ulje page per nje shkelje të etikes që ka sjellë dëm të interesave të palëve në proces. Gjyqtarja që ka zhvilluar takime jashtëgjyqësore me palët në proces, takime të cilat në juridiksionin aktual jenë rreptësisht të ndaluara.

Meqenëse ILD nuk ja beson dot më dhenien e drejtësisë gjyqtares që ka publiku disa video normale private, me çfarë morali mund t’i besohet drejtësia gjyqtares që takon palet në mënyrë të njëanshme dhe ju tregon atyre vendimmarrjen e saj?

Me analizën e sipërcituar del qartë që shkeljet janë tërësisht të pakrahasueshme nga njera tjetra, njëra me video private në zyren e shtetit pa cenuar palët dhe drejtësinë, ndërsa tjetra duke zhvilluar takime jashtëgjyqësore me palet dhe duke u treguar atyre vendimin që do merrte. Pavarësisht kësaj edhe masat e kerkuara jane te pakrahasueshme, por me efekt të kundert pasi ILD ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares së parë dhe jo të gjyqtares se dytë. Pra ILD mendon se gjyqtraja e parë nuk ka më moral te jap drejtesi sepse na u shfaq si gjyqtare e bukur edhe pse nuk cenoi asnjë palë dhe as drejtësinë, ndërsa gjyqtarja e dytë edhe pse u shfaq si e njëanshme dhe cenoi dhenien e drejtesise mund te jap drejtësi, vetem se në rrugë legale do paguhet më pak (në rrugë të tjera nuk kemi informacion sipas optikes largpamese te inspektorit).

Me sjelljen e ILD, me të drejtë edhe mbështetësit e reformës do pyesin nëse është kjo sjellja e Inspektorit të dalë nga drejtësia e re dhe standardi i institucioneve te reja te drejtesise, ku gjithmone do trajtohen ca të nënës e ca të njerkës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here