Iniciativa e të rinjve të Kamzës mbi fushatat lokale.
Nxënësit e dy gjimnazeve në Bashkinë Kamëz, prej 9 muajsh kanë qënë pjesë e një projekti rinor, Speak Up, financuar nga Lëviz Albania. Nëpërmjet këtij projektin i cili implementohet nga organizata New Vision, gjimnazet “Gramoz Palushi” dhe “Ibrahim Rugova” kanë realizur dy fushata lokale të cilat trajtojnë iniciativa të cilat përmirësojnë komunitetin ku ata jetojnë. Ky përbën një project mjaft interesant për zonën dhe të rinjtë e përfshirë në të, duke qënë një nga projektet që mbështesin ide dhe sjellin ndryshime aktuale në formësimin e të rinjve nëpërmjet aktiviteteve praktike sic janë fushatat në fjalë.
Projekti i cili ka angazhuar të rinjtë përgjatë këtyre muajve, ka në thelb rritjen e angazhimit të të rinjve në vendimmarrje nëpërmjet informimit dhe angazhimit të tyre në ngritjen e këtyre fushatave. Ata kanë qënë pjesë e sesioneve të ndryshme trajnuese me në fokus edukimin juridik mbi procesin e adresimit të kërkesave pranë institucioneve vendore, në këtë rast Bashkisë Kamëz. Nxënësit gjithashtu kanë qënë pjesë e sesioneve të cilat trajonin tematika si: ngritja e një fushate lokale, edukimi mediatik dhe komunikimi, të cilat janë realizuar nga ekspertë të këtyre fushave. Pas fazës së sesioneve trajnuese, nxënësit kanë vazhduar me ideimin dhe propozimet për cështjen që fushata e tyre do trajtonte. Gjatë diskutimeve, rëndësi ka pasur piketimi i cështjeve aktuale dhe me impakt të drejtpërdrejt në përditshmërinë e nxënësve dhe komunitetit të tyre. Të dyja gjimnazet kanë përzgjedhur dy rrugë, pranë vendbanimeve të tyre, gjendja e të cilave përbënte një pengesë në kalimin dhe jetën e tyre. Gjimnazi Ibrahim Rugova e drejtoi kërkesën e tyre ndaj Bashkisë, lidhur me Rrugën “Kujtesa” e cila ishte një gjendje të papërshtatshme duke kërkuar nga ta, një informacion se kur kjo rrugë mund të rregullohet. Nga ana tjetër, gjimnazi Gramoz Palushi, trajtoi në fushatën e tyre, ndriçimin e Rrugës “Dervish Luzha” e cila përbën një pikë kyçe për kthimin e tyre nga shkolla. Finalizimi i projektit përfshiu dorëzimin e dy kërkesave pranë Bashkisë Kamëz dhe zhvillimin e një takimi mes nxënësve dhe Kryetarit dhe zv.Kryetarit të Bashkisë Kamëz. Në takimin përfundimtar ata mundën të diskutojnë me institucionin për mundësitë e realizimit të këtyre kërkesave. Pasioni dhe përkushtimi i të rinjve ka qënë mjaft inspirues, duke dëshmuar dhe njëherë fuqinë e iniciativës rinore. Bashkëpunimi me të rinjtë nuk përfundon këtu, pasi grupet tashmë janë komunitete aktive dhe të bashkuara të cilat janë të hapura për shumë organizime dhe iniciativa të tjera, tashmë të mbështetura nga Lëviz Albania dhe Neë Vision, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Këshillin Vendor Rinor Kamëz.