Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një kalçeto në Kamëz. Mësohet se një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasi kishte shkuar për të luajtur me shokët e tij.
Ende nuk dihet se si ka nisur sherri mes të rinjve, por policia është vënë në kërkim të autorit. Ndërsa 26-vjeçari i plagosur ka mbërritur në spital për ndihmë mjekësore. Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.