Home AKTUALITET Kina raporton rastin e parë njerëzor me grip shpendësh. Ekziston kërcënimi për...

Kina raporton rastin e parë njerëzor me grip shpendësh. Ekziston kërcënimi për pandemi tjetër?

807
0

Një 41-vjeçar kinez është konfirmuar si rasti i parë njerëzor i infektuar me një lloj të rrallë të gripit të shpendëve. Zyrtarët nuk dhanë detaje se si burri u infektua, por lloji H10N3 mendohet se nuk përhapet lehtë nga njerëzit tek njerëzit. Banori i provincës Jiangsu, i cili u diagnostikua javën e kaluar, tani është shëruar dhe është gati të dalë nga spitali. Nga gjurmimi i kontakteve nuk u gjet ndonjë rast tjetër të virusit.null

Ka shumë lloje të gripit të shpendëve dhe nuk është e padëgjuar që njerëzit që punojnë me shpendë herë pas here infektohen.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Pekinit (NHC) tha të martën se 41-vjeçari u shtrua në spital më 28 prill dhe u diagnostikua me H10N3 një muaj më vonë.

Komisioni gjithashtu tha që H10N3 ishte patogjen i ulët, që do të thotë se nuk shkakton sëmundje të rënda në shpendë dhe nuk kishte gjasa të përhapet me shpejtësi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se deri tani, nuk ka asnjë tregues të transmetimit nga njeriu në njeri.

Infeksionet njerëzore me gripin e shpendëve kanë qenë të rralla që nga një shpërthim i madh i llojit H7N9, që vrau rreth 300 njerëz në vitet 2016 dhe 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here