Home Kryesore Kryemadhi bën për një lek Bashën: Kopje e riciklueshme e Ramës

Kryemadhi bën për një lek Bashën: Kopje e riciklueshme e Ramës

840
0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaron se Lulzim Basha është i përfshirë te afera e Portit të Durrësit.

Ajo tha se qytetarët e kanë kuptuar skemën Basha-Rama dhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë test për vetë shqiptarët.

“A është i përfshirë Lulzim Basha te afera e Portit të Durrësit? Unë mendoj se po. Por nuk është vetëm Porti i Durrësit. Zbërthimi i skemës Basha-Rama i ka ndërgjegjësuar njerëzit. Zgjedhjet e ardhshme janë test për qytetarët”, tha kryetarja e LSI.

Kryemadhi komentoi edhe krizën brenda PD.

Ajo tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të shihet një situatë tjetër brenda opozitës.

“Basha është kopje e riciklueshme e Edi Ramës. Rama blen, nuk fiton. Nëse do fitonte, nuk do i kishte fermerët në protestë. Ne nuk kishim pse të angazhoheshim në fushatë, kandidatët ishin të Komisionit të Rithemelimit. Nuk mund ta them që është debat i brendshëm i PD-së, por është debat i gjithë shqiptarëve. Ky është debat i gjithë Shqipërisë. Opozita është e shitur tek Edi Rama. Një opozitë e përçarë nuk e rrëzon dot Edi Ramën.

Zgjedhjet lokale janë pas një viti, dhe normalisht atë që do shohësh do kesh një sjellje tjetër. Jo vetëm brenda deputetëve të PD-së, por edhe një reagim tjetër brenda PS-së. Kjo ishte garë brenda Rilindjes. Opozita gjithmonë e ka ngrënë, e ka ngrënë që në momentin.

Gabimi im, që i dha pa kushte pa çdo lloj atributi Bashës që të drejtojë opozitën. Basha e ka në rregull në terezinë e tij, shet apartamente në portin e Durrësit. Unë mendoj që është aty. Nuk është vetëm tek porti”, tha ajo.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here