Pak ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në lidhje me rishikimin e listave të deputetëve që do jenë në shtator. Ku pikësynimi ishte largimi i ish-liderit historik Sali Berisha.
Të gjithë mediat ishin sy e vesh për reagimin që Basha do të bënte publikisht. A do ta mbante Berishën apo do ta hiqte nga listat e deputetëve?
Ai nuk foli, heshti si gjithmonë. Demokratët anembanë kërkonin një shpjegim nga Basha. Dilemë e madhe për të, edhe pse shpirti ja do që të jetë i lirë, pa ndikimin e Berishës.
Dilema e tij ishte të fliste pro apo kundër Amerikaneve…
Të bëhej burrë e të trashte zërin në Selinë Blu, por diçka e pengonte.
Nuk zgjati shumë, vetë ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha lajmëroi deklaratë për media. Ai iu përgjigj ambasadores Yuri Kim, duke ia bërë të dikur se vetëm Zoti e pengon atë të qëndroj jashtë parlamentit. Pasi sipas tij Berisha është votuar nga qytetarët shqiptarë.
Duke nënkuptuar se nuk pyet për askënd, as për Lulzim Bashën.
“Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj ishte për daljen time televizive në Kosovë në të cilin unë shpreha për multimiliarderin George Soros”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, Basha e ka njoftuar se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ambasadores së SHBA të paraqesë një provë, një fakt, një dokument, por zonja Kim është përgjigjur që i kanë por nuk i paraqesim.
A nuk e pyesni edhe ju vetën, përse nuk reagon Lulzim Basha, të dal në publik edhe të shpreh qëndrimin e tij?
Demokratët mendojnë se më këtë sjellje ai po sjell vetëm rrënim ditë pas ditë. Ai e la PD tri mandate në Opozitë, e në këto mandatë ai qëndron në majën e PD-së duke shijuar humbjet njëra pas tjetrës.
Ai kërkon të behet lider, një lider që nuk u rrit kurrë, e që u rrit nën hijen e Berishës gjithë këto kohë. Madje, Luli hynë dhe del si hije në PD. Elektoratin e ka të gjithë kundër, pasi mbështesin Berishën.
Prandaj është në hall: nëse del kundër Berishës ju e merrni me mend se ç’mund të ndodh me karrierën e Bashës por edhe nëse del kundër një aleati si SHBA përsëri pasojat janë akoma më të rënda për të, për demokratët, por edhe për shqiptarët.
Nga të dyja anët, Basha është ose i mbytur ose i djegur.
Shtatori do të jetë një sfidë e madhe për të, një sfidë si të thuash që do ti kaloj kapacitet e tij.
Që do të thotë do të dalë kundër Berishës dhe pro Ambasadores Amerikanë Yuri Kim apo e kundërta , ngelet për tu parë.
Nuk është nga ata politikanë që luan me dy porta, por të paktën të behët burrë, mos të fshihet më. Të mbushet me frymë dhe të thotë një herë publikisht mendimin e vyer të tij./ Telegraf Albania