Home AKTUALITET Lulzim Basha trembet nga Sali Berisha, brenda një muaji jep dorëheqjen

Lulzim Basha trembet nga Sali Berisha, brenda një muaji jep dorëheqjen

3144
0

Ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha mori një vendim ndoshta për herë të parë në jetën e tij. Ai përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së ish-kryeministrin Sali Berisha.  

Pas shpalljes non-grada nga SHBA të Berishës, gjërat morën për keq në selinë blu. Vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken erdhi fill pas 25 prillit. Në atë kohë PD kishte humbur zgjedhjet dhe akuzonte kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e zgjedhjeve si gjithmonë.

I vetmi politikan në PD ishte Berisha i cili bëri me dije se do të fillojë një luftë personale me SHBA, ku sipas tij duheshin prova për të rrënuar të gjithë historinë e partisë. Madje theksoi se PD nuk do të përfshihej me këtë cështje. Pikërisht hapësirën më të vogël dhe më të dobët Lulzim Basha e shfrytëzoi menjëherë.

Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Partia Demokratike. Kryedemokrati përpara se të publikonte videon, 15 minuta më parë, telefonon Berishën edhe i thotë: “Kam vendosur të të përjashtoj nga Grupi Parlamentar, kur t’i rregullosh punët me SHBA, atëherë mund të rikthehesh përsëri në PD”-i tha Basha ish-liderit suprem Sali Berishës. 

I tradhtuar, Berisha më në fund vendos të flasë si rrallë herë. Ai në daljet televizive i dha një mesazh kreut demokrat se nuk e ka të gjatë në PD. E ai që e njeh Berishën e di që nuk bën shaka. Nuk është çudi që pas disa ditësh ai pra Lulzimi të japë dorëheqjen.

Por, një pyetje që i shqetëson të gjithë është përse Luli sakrifikoi historinë e PD, a mos vërtetë ai do t’i bëjë qejfin SHBA-së? Apo është i kapur mat pas ndonjë tenderi të inceneratorëve ku përflitet se pikërisht kreu demokrat dhe disa mbështetës të tij janë kokë e këmbë brenda në lluc.

Me pak fjalë, nuk beson askush që vendimin për largimin e Berishëns, Luli e ka bërë me kokën e tij. Kushti ka qenë i thjeshtë: “ose kokën tënde ose kokën e Berishës”. Ai zgjodhi të tijën.

Por kundërshtari historik i PD, Edi Rama rri e shikon teksa në PD ka plasur një bombë e fuqishme. Ai ndërkohë po mendon për mandatin e rradhës, atë të vitit 2030. Ai është i qetë, i lumtur sepse shkatërroi një parti që ka bërë histori, për të mos thënë e fshiu sikur PD nuk ka ekzistuar ndonjëherë.

Demokratët e revoltuar sigurisht që nuk e kanë pritur mirë vendimin e marrë për Sali Berishën. Ato kërkojnë tanimë shkarkimin e Lulzim Bashës. Ky i fundit ka përforcuar sigurinë në shtëpinë e tij po ashtu edhe në zyrën e tij në selinë blu. Basha e ka zënë frika, po mendon se si të dalë nga kjo situatë. Por, nuk del dot. Ai zgjodhi SHBA përpara “atit të tij” që e solli në jetë e që i fali gjithë partinë në vitin 2013. E rriti, e mësoi, e bëri lider me letra, e në fund ai vrau njeriun e gabuar, Berishën.

Por çfarë do të ndodhë më tej… Sali Berisha sigurisht që ka një plan. Objektivi i tij është shkarkimi i Lulzim Bashës. Ish- kryeministri tha mbrëmë se do të jetë në Parlament dhe do të luftojë deri në fund për dinjitetin e tij dhe të PD. Nuk përjashtoi mundësinë që mund të marrë vetë në dorë përsëri drejtimin e PD.

Kështu që Lulzim Basha ka qenë, mbetet një lider i dështuar. Ai bëri një ATË VRASJE, në shtëpinë e demokratëve. Të gjithë e shohin si tradhtar, i cili bën marrëveshje me Ramën për të shpëtuar veten e tij.

Fundi dihet. Basha punë ditësh apo muajsh do të shkarkohet. Edhe do të njihet në histori si “lider bukëshkel”. Ngelet të shohim tani fuqinë e Sali Berishës dhe djalit të tij të birësuar që i nguli thikën pas shpine Lulzim Basha. Kush do të triumfojë? Lufta po zhvillohet me kundërshtarin e gabuar. Kjo do të thotë shkatërrim nga themelet brenda PD. /TELEGRAF ALBANIA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here