Home Showbiz Me videon emocionuese, Kylie Jenner konfirmon shtatzëninë

Me videon emocionuese, Kylie Jenner konfirmon shtatzëninë

438
0

Miliarderja Kylie Jenner, është një nga pesë motrat e famshme Kardashian-Jenner, të cilat kanë “pushtuar” showbiz-in dhe mediat rozë në të gjithë botën.

Për Kylien së fundmi po qarkullonin lajmet se ajo ishte shtazënë në pritje të fëmijës së dytë me të dashurin e saj Travis Scott.

Bukuroshja nuk kishte reaguar ndaj lajmeve që po qarkullonin, ndërsa së fundmi me një video emocionuese ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël.

Ajo ka postuar një video në Instagram ku duket se Kylie e dokumentoi udhëtimin e saj të shtatzënisë me një video prekëse.

Klipi fillon me Kylie duke mbajtur një test pozitiv të shtatzënisë. Ajo duket se filmon reagimin e të dashurit Travis Scott ndaj lajmit të lumtur pasi ai mund të shihet duke e përqafuar në banjë. Më pas vizitat në spital me të dashurin dhe vajzën e tyre Stormi.

Duket se gjithë familja Kardashian po presin me padurim bebin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here