Moti i keq ka shënuar një viktimë në Malësi të Madhe këtë të enjte.
Burime për “Panorama” thanë se pasojë e shkarkesave elektrike dhe rrufeve në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel, ka humbur jetën një person.
Nuk dihet identiteti i viktimës.
Orët e fundit vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu, shkarkesa elektrike dhe shtrëngata.
Sinoptikanët parashikojnë se reshjet do të zgjasin deri të premten, kryesisht në veri të vendit, ndërsa përmirësimi i motit do të nisë në fundjavë.