Home Bota Përmbytet gomonia me emigrantë, shpëton vetëm një 21 vjeçar

Përmbytet gomonia me emigrantë, shpëton vetëm një 21 vjeçar

9885
0

Shtatë trupa të pajetë janë gjetur pranë plazheve të Mesdheut në jug të Spanjës. Roja bregdetare spanjolle shpëtoi një emigrant rreth 30 milje detare nga bregu i Alicante të shtunën.

21-vjeçari nga Algjeria tha se po udhëtonte me një grup prej rreth 15 personash kur gomonia e tyre pa motor u përmbys dhe emigrantët e tjerë u zhdukën. Hetimet nisën pas deklaratës së tij dhe policia zbuloi tre trupa një burrë, një grua dhe një fëmijë të dielën pranë plazheve të Pilar de Horadada në Alicante.

Në të njëjtën ditë, njerëzit njoftuan policinë për dy trupa që notonin në ujërat e San Javier në Murcia. Pak më vonë dy trupa të tjerë u zbuluan në brigjet e Alicante dhe Murcia të hënën.

Policia po kryen autopsitë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së emigrantëve që ishin nisur nga Algjeria. Zyrtarët nuk e përjashtojnë mundësinë e gjetjes së më shumë trupave në orët dhe ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here