Home Kryesore “Berisha më vjedh idetë”/ Kadilli: Do jem në çdo garë kandidat

“Berisha më vjedh idetë”/ Kadilli: Do jem në çdo garë kandidat

86
0

Ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli ka prezantuar sot lëvizjen e re ‘Iniciativa Demokratike- IDE’ e cila sipas tij do të veprojë brenda filozofisë së vetë partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Log”, Kadilli, ka deklarua se  qëllimi i nismës së re, është për një Shqipëri të mirë dhe konkurruese.

I pyetur nëse do vazhdojë me ambicien për të marrë kryesimin e PD-së, ai tha se sa herë të ketë një garë do të jetë pjesëmarrës, ndërsa ka akuzuar dhe ish liderin Sali Berisha se i vjedh idetë.

“Në çdo moment do sfidoj përsëri nëse do ketë kryetar. Sepse qëndrimet e mija kanë qenë në shërbim të partisë. Do jem kandidat gjithmonë. Nuk ka një garë por kur të ketë një garë do jemi  kandidat. Ka nisur kjo rrugë dhe nuk ndaloj pa i materializuar idetë e mija.  Berisha merr idetë e mija. Janë në një luftë me idetë e mija.” tha Kadilli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here