Në një raport të Kombeve të Bashkuara mbi konsumin botëror të drogës, Shqipëria mban një ndër vendet e para në Europë për konsumin më të lartë vjetor të kokainës ndër moshat 15-64 vjeç.
Në dy vendet e para kryesojnë Mbretëria e Bashkuar me 2.7% dhe në vend të dytë vjen Shqipëria me 2.5% të popullatës që konsumojnë kokainë. Në vend të tretë renditet Holanda e cila hyn në shtetet me mbi 2% të popullatës që konsumojnë kokainë, duke marrë parasysh që në këtë shtet konsumi i kanabisit është i ligjshëm.
Me legalizimin e kanabisit mjekësor, mendoni se kjo përqindje e numrit të qytetarëve që konsumojnë kokainë do të vijë në rritje për Shqipërinë, ashtu siç ka shkuar në përqindje të drejtë për Holandën.