Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me aksidentin e ministrit të Ramës Arben Ahmetaj në Kumanovë në vitin 2017. Kujtojmë se në aksidentin e Ahmetajt u përfshinë Mirel Mërtiri dhe një drejtor i ministrisë së Ekonomisë, Artan Gjokaj.
Mërtiri, është bashkëjetuesi i Stela Gugallias, e cila ka në pronësi inceneratorin e Elbasanit.
Vlen të theksohet se Mirel Mërtiri është një nga tre personat e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për vjedhjen e miliona eurove me aferën e inceneratorëve.
Ndërkohë, Zv. Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave Arben Ahmetaj edhe pse kohë më parë ka thënë se mund të jetë në makinë me cilindo biznesmen, duhet thënë se në kohën kur aksidenti ndodhi ai u përpoq me çdo kusht që t’i mbante të fshehtë shoqëruesit e tij. Por, tashmë që ka “plasur” skandali nuk i kujtohet se çfarë ndodhi atëherë.
Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar vendimin e gjyqit, ku sipas Berishës ky vendim provon që Arben Ahmetaj bën sikur nuk i kujtohet që ka qenë me Mërtirin në makinë.
Ndër të tjera, sipas Berishës gjatë pyetjeve që i bëri Belind Këlliçi mbrëmjen e djeshme Ahmetajt, ky i fundit mashtroi nën betim dhe refuzoi të pohojë se ishte në makinë me Mërtirin.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Nje vendim gjyqi qe fundos Ahmetajn! Miq, ketu me poshte keni vendimin e gjyqit qe fundos Ahmetajn. Ky vendim provon se Ahmetaj qe ben sikur nuk i kujtohet ka qene bashke me Mertirin ne makine ne aksidentin ne Maqedonine e Veriut! Gjate pyetjeve qe deputeti Kelliçi i beri atij mbreme vone ne darke Ahmetaj mashtroi nen betim dhe refuzoi te pohoje se ne kohen e aksidentit ai ishte ne makine me Mertirin. Mirepo vendimi gjyqesor fakton se Ahmetaj dhe Mertiri ishin se bashku ne makine kur ndodhi aksidenti. sb