Para kamerave, kryetari i PD Sali Berisha ka qarë me kokërr të lotit për ish-presidentin e ndjerë Bujar Nishani.
Berisha ndaloi teksa mbante fjalimin e tij, për të qarë para kamerave e për t’i dhënë lamtumirën e fundit Nishanit.
“U prefsh në paqe miku ynë i dashur. Do mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi. Do kesh gjithmonë mirënjohjen dhe do jetosh përherë në kujtesën tonë. Dua të shpreh një falenderim për familjen tënde, për ata që bënë gjithçka që ti mos të niseshe në këtë rrugë pa kthim. U prefsh në paqe miku ynë i dashur”,-deklaroi Berisha ndër të tjera.