Home AKTUALITET Sherr për temperaturën e fëmijës te Pediatria, të afërmit rrahin me grushta...

Sherr për temperaturën e fëmijës te Pediatria, të afërmit rrahin me grushta dy infermiere

2062
0

Të afërmit e një fëmije kanë përfunduar të pandehur në gjykatë pasi akuzohen për “goditje për shkak të detyrës” ndaj dy infermiereve në spitalin Pediatrik, në Tiranë.

Personat në fjalë kanë rrahur me shpulla dhe grushta dy infermiere pasi temperatura e fëmijës nuk po zbriste. Dy infermieret Silvana Roshi dhe Violeta Merdani kanë denoncuar në polici babain dhe hallën e fëmijës që ishte sëmurë pasi ata kanë ushtruar dhunë ndaj tyre. Ndërkohë personat e akuzuar për dhunë këmbëngulin se ata ishin të shqetësuar dhe se infermieret i kishin ofenduar.

Ka qenë halla, ajo që ka shkuar në spital me fëmijën me temperaturë, dhe 30 minuta më vonë në pavion ka mbërritur edhe i ati i fëmijës. Në media raportohet se këta persona pretendonin se fëmija është sëmurë por infermieret kanë këmbëngulur se gjendja ishte e normalizuar.

Në debat e sipër, infermieret janë rrahur në fillim nga babai e më pas halla. Pasi i kanë goditur me shuplaka dhe grushte, të dy të afërmit janë larguar nga spitali, por janë identifikuar më pas nga regjistrimi që kanë bërë në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here