Home AKTUALITET Shoqata e Transportit Urban kërkon që qytetarët të paguajnë 80 lekë për...

Shoqata e Transportit Urban kërkon që qytetarët të paguajnë 80 lekë për biletë

466
0

Rritja e çmimit të naftës ka bërë që Shoqata e Transportit Urban të kërkojë rritje të çmimit të biletës. Gjatë ditës së sotme përmes deklarate kanë kërkuar që çmimi i biletës të dyfishohet deri në 80 lek. Sipas Shoqatës së Transportit Urban kjo është e vetmja mënyrë që ata të shpëtojnë nga falimentimi dhe të jenë ende në shërbim të qytetarëve.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Urban: 

Më rëndësishmja që kërkohet është rritja e çmimit të biletës. Kjo për shkak se do t’i jepte një mundësi që të kishim një transport publik në Shqipëri. Çmimi i biletës për të përballuar këtë krizë është llogaritur nga ekspertët tanë diku te 80 lekë për biletë një përdorimeshe. Në këtë formë ne do t’i japim një mundësi transportit që t’u shërbejmë qytetarëve dhe të mos kapitullojmë totalisht. Edhe kur ishte kryetar bashkie Rama dhe Basha, është llogaritur që çmimi i biletës të ishte diku te 50 lek për biletë. Deri atëherë çmimi i naftës është dyfishuar, natyrisht në proporcion të kësaj kemi kërkuar dhe çmimin e biletës.

Shoqata e Transportit Urban në hall pas rritjes së çmimit të naftës, kërkon që qytetarët të paguajnë 80 lekë për biletë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here