Home AKTUALITET SKANDAL/ 3 mln numra celulari të shqiptarëve nxirren në shitje

SKANDAL/ 3 mln numra celulari të shqiptarëve nxirren në shitje

451
0

Pas skandalit me të dhënat personale, shqiptarët tani po përballen me një tjetër skandal pasi 3 milion numra janë reklamuar në një faqe në internet për tu shitur. “TCH” ka mësuar se një faqe në internet disponon një database me 3 milion numra celularësh bashkë me emrat e përdoruesve dhe pozicionin e punës që personi ka. Në internet, numrat e shqiptarëve reklamohen bashkë me çmimet e shitjes dhe mjafton vetëm një kartë banke për t’i blerë të gjitha.

4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile. 1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra. Poseduesi i 3 milion numrave telefonik të shqiptarëve dhe shitësi i tyre përmes një platforme në internet është një person i cili përdor emrin Munnaf Hossain. Sipas tij lista që ai ka nxjerrë në shitje është e saktë, autentike, e freskuar me informacione korrekte shoqëruar me numrin e telefonit, emrin e personit dhe kodin postar. Në faqen e tij në internet, Munnaf Hossain ka publikuar si shembull një pjesë të kësaj database.

Rezultoi se janë në përdorim e i përkasin personave emri të cilëve shkruhet në të djathtë të kësaj liste. Në listën e publikuar si shembull për blerësit, është edhe emri ekspertit të sigurisë Redion Qirjazi i cili tha për “TCH” se “gjetja e fajtorit mbetet gjithmonë sfida më e madhe në kërcënimet e sigurisë kibernetike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here