Home Ekonomi Sasi të pamjaftueshme gruri përballë tokave të mbetura djerrë

Sasi të pamjaftueshme gruri përballë tokave të mbetura djerrë

36
0

Shqipëria është ndër shtetet me varësinë më të lartë për sa i përket importit të grurit. Sikur të mos mjaftonte varësia e theksuar nga importi, sipërfaqja e arave të mbjella dhe sasia e grurit të prodhuar në vend kanë pësuar rënie nga vitit në vit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2016 u mboll një sipërfaqe prej 70,511 hektarë e cila u reduktua në më pak se 54 mijë vitin e shkuar.

“Si mund të pranojë Shqipëria të importojë 120 mln dollarë drithëra, kur në Shqipëri ka mbi 80 ha tokë bujqësore pjellore të lëna djerrë çdo vit dhe ky është handikap i madh”, thotë eksperti për bujqësinë, Ndoc Faslia.

Sasia e grurit të prodhuar u rrudh gjithashtu. Nga gati 275 mijë tonë të prodhuara në vitin 2016, në vitin 2020 kjo sasi ra në 233 mijë ton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here