Home AKTUALITET Vaksinimi me detyrim/ Ja cili mund të jetë sektori radhës

Vaksinimi me detyrim/ Ja cili mund të jetë sektori radhës

677
0

Vaksinimi me detyrim kundër Covid-19 mund të shtrihet së shpejti edhe në sektorin Call-Center.

Sipas kryetarit të Sindikatës Kombëtare të Operatorëve Telefonikë, Ilir Xhemalaj, sinjalet që të cojnë drejt imunizimit të detyruar të punonjësve nuk mungojnë.

Për A2 ai thotë se kjo do të bënte që pas një viti e gjysmë pune nga shtëpia, rreth 22 mijë të punësuarit në këtë sektor mund të riktheheshin fizikisht në salla.

Për Xhemalajn, tashmë ka ardhur koha që punonjësit t’i rikthehen punës fizike në Call-Centera, por të punësuarit në këtë sektor mendojnë ndryshe.

Sipas të dhënave të pohuara edhe nga Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë, rreth 95% e punonjësve në sektorin Call-Center vijojnë të punojnë nga shtëpia.

Deri më tani vaksimini i detyruar aplikohet për grupet më të rriskuara: Stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here