Home AKTUALITET Vëllai i pacientit kërcënon Spitalin Anerikan pasi e zhvatën: Do ju kallim!

Vëllai i pacientit kërcënon Spitalin Anerikan pasi e zhvatën: Do ju kallim!

968
0

Pak ditë më parë, mediat lokale në Koaovë kanë raportuar për një episod të ndodhur në Spitalin Amerikan të Prishtinës.

Duket se spitali i Klodian Allajbeut zbaton të njëjtën skemë zhvatjeje ndaj pacientëve shqiptarë si në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë, aq sa është përhapur fjala kudo.

Vëllai i një pacienti të shtruar tek Spitali Amerikan, si rezultat i pakënaqësisë me shërbimin dhe kostot e paguara në stratosferë, ka kërcënuar me email spitalin duke i shkruar: “Do ta kallim spitalin dhe kjo do të ndodhë rreth orës 18:00.”

Menaxheri i spitalit e ka denoncuar rastin në polici por nuk është marrë për bazë nga Prokuroria pas kallëzimit penal kundrejt vëllait të pacientit pasi nuk ka elementë të mjaftueshëm të përbëjë vepër penale.

Pavarësisht kësaj, ky spital mban mbi kurriz pakënaqësi të shumta të pacientëve të shtruar këtu, ankesa të cilat janë dërguar edhe tek Oda e Mjekëve të Kosovës, ku janë zhvilluar procedura disiplinore kundër mjekëve të këtij spitali, raportojnë mediat në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here