Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me qëndrimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila i drejtoi sot një pyetje kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Yuri Kim pyeste sot kandidatët se çfarë iu premtojnë votuesve, kur sponsori i tyre është një person i shpallur non-grata në SHBA.
Ndërkohë, Manjani në një postim në rrjetet sociale, ndërsa i përgjigjet ambasadores Kim, shkruan se ministria e Jashtme, dihet ta shpallë non-grata zonjën në fjalë për ndërhyrje në një fushatë elektorale dhe për minim të demokracisë në vend.
“Këtë përgjigje kam për pyetjet e zonjës Kim.
Ndërkohë si shtetas i këtij shteti, i kërkoj Ministres së Jashtme të vendit tim, ta shpallë nongrata zonjën në fjalë për ndërhyrje në një fushatë elektorale dhe për minim të demokracisë në vend.
Veprimtaria e saj publike është në mbështetje të hapur të vendimeve korruptive të qeverisë dhe opozitës së korruptuar!
Ndërkohë, Ata kandidatë që pyet zonja, i ka zgjedhë direkt anëtarësia dhe asnjë nongratë!
Asnjë kushtetutë e vendeve të NATOS nuk lejon e as pranon ambasadorë të tillë!
Në Amerikë zonja do ishte arrestuar, po tja bënte ndonjë kandidati këtë twitter!
Zonja ministre, nesër këto deklarata mund të jenë edhe kundër teje dhe interesit tënd politik, por unë pra nuk do jem dakord me cilindo ambasador që i bën. Rregullat janë për të gjithë njësoj.”-shkruan Manjani.