Home Kryesore Zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë, 1 deputet i opozitës voton “pro”

Zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë, 1 deputet i opozitës voton “pro”

561
0

Kuvendi i Shqipërisë me 78 vota pro ka zgjedhur Presidentin e ri të Republikës Bajram Begën.

Bega u zgjodh me votim të fshehtë, ndërsa “pro” tij votuan 74 deputetët e PS, 3 të PSD-së së Tom Doshit, dhe një deputet i opozitës, një deputet ka abstenuar.

Nga opozita ata që votuan ishin deputetët e PDIU-së, Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, dhe nga LSI Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho.

Deputetët e PD-së që mbështesin Enkelejd Alibejn, si ato që mbështesin Berishën nuk kanë votuar.

Presidenti i ri do të marrë detyrën me 24 korrik të këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here