Rusia thuhet se ka dërguar 400 mercenarë në Kiev për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe anëtarët e qeverisë së tij në mënyrë që të dobësojë armiqtë e Vladimir Putin.
Sipas Times, Putin ka krijuar një listë të zezë me 23 persona, e cila përfshin vëllezërit Klitschko. Vitali është kryetar i bashkisë së Kievit që nga viti 2014, ndërsa Vladimir, i cili është rekrutuar në ushtrinë e vendit të tij, ka qenë këto ditë përkrah vëllait të tij. Të dy po përfitojnë nga popullariteti i tyre dhe janë përpjekur të kërkojnë ndihmë në mbarë botën, si publikisht ashtu edhe privatisht.
Dy ish-kampionët e botës në peshat e rënda në boks janë parë me armë në duar përgjatë këtyre ditëve ashtu si edhe boksierë të tjerë të njohur si Vasiliy Lomachenko dhe Oleksandr Usyk. Në mediat ndërkombëtare thuhet se Putini ka dërguar mercenarë nga Afrika për të rrëzuar qeverinë e Zelenskyt në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.
Qeveria ukrainase u informua për këtë mision të shtunën në mëngjes dhe, disa orë më vonë, Kievi shpalli një shtetrrethim 36-orësh, ndërsa qytetarët u paralajmëruan qartë se do të konsideroheshin si agjentë të Kremlinit nëse do të thyenin orën policore.