Home AKTUALITET 4 shqiptarë vrasin 30- vjeçarin në Angli, plagosin 6 të tjerë

4 shqiptarë vrasin 30- vjeçarin në Angli, plagosin 6 të tjerë

1389
0

Autoritet angleze kanë vënë në pranga katër shqiptarë. Prangosja e tyre erdhi pasi një person vdiq dhe 6 të tjerë u plagosën pas një sherri masiv që ndodhi në Bristol të Angli.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 maj në zonën e Brislington, ndërsa në pranga mësohet se kanë rënë shqiptarët e identifikuar si Sadik Lleshi, 34 vjeç, Brikel Palaj, 32 vjeç, Kastriot Mhillaj, 34 vjeç dhe Rinush Behari, 32 vjeç.

Mësohet se viktima rreth 30-vjeç, u plagos me thikë ndërsa vdiq teksa po shkonte në spital për t’u mjekuar.

Katër të pandehurit u lanë në paraburgim dhe më pas do të paraqiten në Gjykatën e Kurorës së Bristol më 27 qershor.

Në kuadër të hetimit, të udhëhequr nga ekipi i hetimit të krimeve të mëdha të policisë së Avon dhe Somerset, dy burra të tjerë, të moshës 18 dhe 34 vjeç, u arrestuan me dyshimin se kishin ndihmuar në fshehjen e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here