Gabrielle “Gabby” Petito dhe i fejuari Brian Laundrie
Një vlogere amerikane 22 vjeç është zhdukur gjatë një udhëtimi me të fejuarin e saj.
Çifti kishte dokumentuar udhëtimin e tyre në mediat sociale përmes fotove të postuara.
Vajza njihej në vendin e saj, në Florida për shkak të videove vlog që ajo publikonte në YouTube, së bashku me të dashurin e saj.
Gabrielle “Gabby” Petito, 22 vjeçe, nuk ka folur me familjen e saj që nga fundi i gushtit, kur ishte duke vizituar Parkun Kombëtar Grand Teton të Wyoming me partnerin.
Policia thotë se i dashuri, Brian Laundrie, 23 vjeç, i cili është kthyer në shtëpi, tani është një nga personat e dyshuar për zhdukjen e saj.
I fejuari i 22-vjeçares Laundrie u kthye në shtëpinë e tyre në Florida më 1 shtator, ndërsa 10 ditë më vonë prindërit e Petito raportuan se ajo ishte zhdukur. Ndërkohë Laundrie refuzon të flasë me policinë për zhdukjen e saj.