Home POLITIKE KE: Korrupsion i lartë në Shqipëri! Shqetësim Propaganda dhe Fondet e BE

KE: Korrupsion i lartë në Shqipëri! Shqetësim Propaganda dhe Fondet e BE

1807
0

Shqetësimet kryesore të KE për vendin tonë janë korrupsioni i lartë dhe rrjedhjet masive të të dhënave të qytetarëve pak kohë më parë. Përpos këtyre, agjencia e propagandës me ministër Endri Fugën është një prej shqetësimeve të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Ditën e sotme, do të jenë pikërisht këto temat e diskutimit në Komitetin e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE. Shqetësimet e Komisionit bien mbi Agjencinë e Propagandës së qeverisë, Agjencinë e Koordinimit të Donacioneve me ministër Ilir Beqajn dhe Agjencinë e Bashkëqeverisjes. Për KE, këto agjenci janë krijuar pa analizuar ndikimin që sjellin në qeverisje. Funksionet e tyre janë të paqarta dhe nuk kanë mekanizma kontrolli dhe llogaridhënieje.

KE do t’i kërkojë qeverisë të hetojë në mënyrë të paanshme dhe serioze rrjedhën e të dhënave të qytetarëve, si dhe të marrin masa për të mos përsëritur incidente të tilla. Kërkohen rezultate në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta hierarkike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here