Home POLITIKE Anëtari i Kryesisë së PD e zbulon/ Ja pse Basha nuk del...

Anëtari i Kryesisë së PD e zbulon/ Ja pse Basha nuk del për fushatë elektorale

820
0

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit po afrojnë dhe ndryshe nga ish kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha nuk ka zbritur në bazë për të bërë fushatë elektorale për 6 bashkitë e mbetura pa kryetar.

Anëtari i Kryesisë së PD Enno Bozdo, në një intervistë për media, u shpreh se Basha kërkon që të gjejë alibi për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e 6 marsit.

Zgjedhjet e 6 marsit janë shumë të rëndësishme. Berisha po bën atë që di të bëjë më mirë. Berisha ka të njëjtën dinamikë që ka pasur kur ka qenë në krye të PD. Sali Berisha do të zhvillojë takime me qytetarë nga veriu në jug. Opozita për vite të tëra ishte e fjetur.

Mendoj se Basha me mosdaljen do që të tregojë se sikur këto zgjedhje nuk kanë rëndësi. Basha ka zgjedhur alibi në lidhje me atë që do të ndodhë pas 6 marsit, duke thënë se ka masakër zgjedhore, duke justifikuar humbjen. Mos prisni tjetër retorikë politike nga fraksioni i Bashës”, u shpreh Bozdo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here