Home AKTUALITET Urbanët paralajmërojnë dyfishimin e biletës për qytetarët

Urbanët paralajmërojnë dyfishimin e biletës për qytetarët

488
0

Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, bëri me dije dje në një intervistë për mediat se do të kërkojnë rritje çmimi, e madje edhe më shumë nga sa është kërkuar më herët.

“Në bazë të kërkesës që bëmë ne përpara disa kohësh, për të cilën bëmë edhe një konferencë ku deklaruam se nuk ishim në gjendje të përballonim më shërbimin, pra e studiuam tregun në detaje, për të pasur shërbim cilësor dhe për të përmirësuar flotën e autobusëve do të nevojitej një biletë në vlerën e 70 deri 80 lekëve”, tha ai.

Ai nuk la pa përmendur edhe mungesën e subvencioneve nga shteti midis dy paketave, për muajt qershor e korrik, të cilat çuan ata drejt reduktimit të flotës urbane e madje edhe në kërcënime për mosnxjerrjen në qarkullim të biletave të pajtimit mujor. Për këtë arsye, Memaj insiston për krijimin e një politike afatgjatë për sektorin që përfaqëson.

“Nëse nga shteti nuk ka subvencione afatgjata, ne do ta kërkojmë rritjen e biletës”, shprehet prerë Memaj teksa shton se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

Dhënia e subvencioneve me periudha tre mujore i ka dhënë një frymëmarrje këtij sektori, i cili me reduktimin e lëvizjeve duket se po var shpresat për mbijetesë në ndihmën e qeverisë duke e kthyer situatën në pikën zero. Paketa e dytë e ndihmës përfundon në muajin pasues, tetor, dhe urbanët do të kthejnë sytë nga qeveria, ose nga udhëtarët. Subvencion ose rritje çmimi. Aq më tepër, kur parashikimet për uljen e çmimit të naftës duken të zymta.

Një gjë e tillë ka bërë disa linja urbane midis qyteteve të abuzojnë duke rritur në mënyrë të njëanshme e të paligjshme çmimin e biletës së udhëtarëve. Sikur kjo të mos mjaftonte, kushtet në shumicën dërrmuese të autobusëve (veçanërisht ato në rrethe) janë jashtë çdo standardi, me mjete të vjetra në qarkullim dhe mungesë kushtesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here