Home AKTUALITET AKU ngre alarmin për salsiçet Wudy: Përbëjnë rrezik serioz për shëndetin

AKU ngre alarmin për salsiçet Wudy: Përbëjnë rrezik serioz për shëndetin

533
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar sot një njoftim ku u bën thirrje konsumatorëve të mos i konsumojnë salsiçet Wudy, sepse përbëjnë rrezik për shëndetin. Pas analizave laboratorike të kryera në Itali, është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 në salsiçet Wudy.

AKU ka njoftuar se po merr masat e nevojshme për për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

Njoftimi i plotë:

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here