Home POLITIKE Tërmet Berisha/ Nga përgjimet e mafias shqiptare do dalin emra ministrash e...

Tërmet Berisha/ Nga përgjimet e mafias shqiptare do dalin emra ministrash e prokurorësh

933
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot para Kuvendit.

Ai tha se gjatë një hetimi të policisë së katër shteteve të Bashkimit Europian(Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Francë) janë zbuluar lidhje mes qeveritarëve, drejtorëve dhe prokurorëve në Shqipëri me elementë kriminale vendas dhe të huaj.

Berisha bën deklaratën e fortë: Nga përgjimet e mafias shqiptare do dalin emra ministrash e prokurorësh

Ai tha se nga përgjimet e aplikacioneve të fshehta që mafia përdor janë zbuluar emrat e ministrave shqiptarë nga të gjitha nivelet, por tha se ende nuk ka emra prandaj kërkon punën e hetuesve të huaj për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta, themelet e narko shtetit po dridhen si në një tërmet. Ju garantoj se në ato përgjime, ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish, e shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim shumë të rëndësishëm në betejën kundër narkoshtetit. Ju bëj thirrje këtyre agjencive për një hetim të pavarur, sikundër i bëj thirrje antimafias italiane në një akt mbështetje dhe ndihme kundër bashkëpunimit transatlantik të mafias të hetojë me të gjithë potencialet e saj aferën e inceneratorëve në Shqipëri. Janë emra ministrash, në të gjitha nivelet, nuk i kam emrat, por ju siguroj që janë kështu siç them unë. Thirrja ime për këto agjenci është që të bëjnë hetim të pavarur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here