Home Kryesore Putin gënjeu për tërheqjen e trupave! / SHBA nuk bindet: Rusia po...

Putin gënjeu për tërheqjen e trupave! / SHBA nuk bindet: Rusia po kërkon pretekst

301
0

Pretendimi rus për largim të trupave ushtarake nga kufiri me Ukrainën është “i rremë” sipas një zyrtari të lartë amerikan, i cili ka shtuar se 7,000 trupa shtesë kanë arritur atje në ditët e fundit. Ky zyrtar ka thënë se Rusia mund të krijojë pretekst “të rremë” për të pushtuar Ukrainën “çdo moment”.

Moska ka thënë se është duke larguar trupat nga kufiri ukrainas, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake. Mirëpo zyrtarë të Perëndimit kanë thënë se nuk kanë të dhëna për të vërtetuar këtë pretendim. “Rusia duhet të marrë hapa realë drejt uljes së tensioneve”, kanë thënë presidenti amerikan, Joe Biden dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz në një bisedë telefonike të mërkurën, ka njoftuar zyra e kancelarit. Rusia, e cila vazhdimisht ka mohuar planet për pushtim të Ukrainës, pavarësisht mbledhjes së mbi 100,000 trupave afër kufirit, e konsideron shqetësimin e Perëndimit për pushtim si “histeri”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamje që tregojnë largimin e trupave dhe pajisjeve drejt bazave të përhershme. Mirëpo sipas zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë, mijëra trupa kanë arritur në atë zonë ditëve të fundit – duke përfshirë disa edhe të mërkurën.

Duke folur para gazetarëve, ky zyrtar amerikan ka hedhur dyshim në deklaratën ruse për largim të trupave. “Ata kanë marrë shumë vëmendje për atë pretendim, si këtu, ashtu edhe në botë. Mirëpo ne e dimë se është i rremë”. Kjo deklaratë ka ardhur disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë për transmetuesin britanik, BBC, se “ne nuk shohim tërheqje të trupave ende, ne vetëm kemi dëgjuar për këtë gjë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here