Home EDITORIAL Lufta jetë a vdekje për Metën dhe Berishën, nëse humbin Edi Rama...

Lufta jetë a vdekje për Metën dhe Berishën, nëse humbin Edi Rama i fut në burg?

1236
0

Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi dot kreun e qeverisë Ilir Meta. 6 prej tyre ishin kunder shkarkimit e ndersa 1 ishte pro. Mirëpo cfarë do të ndodhi me Metën? Taulant Balla nga foltorja në Parlament u shpreh se Meta do të jetë në presidencë edhe për 150 ditë dhe më pas ai do të liroj këtë pozicion.

Nderkohë Sali Berisha teksa u pyet për vendimin e gjykatës ndaj Metës tregoi se mbështet Presidentin, kjo për shkak edhe të miqësise së vjeter që ka mes tyre.


Por jo vetëm kaq. Mendohet se Meta do të jete kreu i opozitës së Berishës. Të dy bashke Meta dhe Berisha do të luajnë kartën e fundit që iu ka ngelur e cila është bashkimi i fuqive kunder Edi Ramës por dhe Lulzim Bashës.

Meqënse Sali Berisha është shpallur non grata në SHBA dhe u shit nga Lulzim Basha e vetmja alternative mbetet Iliri i LSI.

LSI duam apo jo ta pranojme ka më shume se 120 mije vota, të pakten aq sa e votuan më 25 prill. Përballë Edi Ramës është pothuajse e pamundur të triumfojnë, por minimumi mund të krijojnë një opozitë e cila nuk është e kapur nga qeveria.

META BERISHA

Prandaj themi që plani i Berishës është vendosja në krye të mbështësve të tij, Metën. Kështu mund të eleminojnë politikisht Bashën e më pas nëse do të kene mundësi të matin forcat me Ramën.

Të dy bashkë kanë paralajmëruar se do të ketë protesta masive, nga më të mëdhatë në historinë e Shqipërisë, edhe Edi Rama e di mjaft mirë sa të rrezikëshm janë të dy për qeverinë e tij.

Kjo është mundësia e fundit për Sali Berishën dhe për mikun e tij Ilir Meta. Nëse dështojnë ka mundësi që të dy mund të përfundojnë në burg si Lefter Koka apo Sajmir Tahiri.

Kështu kjo është betejë për jetë a vdekje për të dy…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here