Më shumë qytetarë të Durrësit do votonin Partinë Demokratike nëse kryetar i saj do ishte Sali Berisha (29%), sesa po të ishte Lulzim Basha (14%).
Katër në pesë (80%) votues të bashkisë Durrës nuk do e votonin Partinë Demokratike, në rast se kryetar është Lulzim Basha.
Thuajse dy në tre (65%) qytetarë të bashkisë Durrës nuk do votonin Partinë Demokratike në rast se në krye të saj është Sali Berisha.
Thuajse 70% e qytetarëve të Durrësit, që në zgjedhjet e 25 Prillit votuan Partinë Demokratike, do votonin përsëri PD-në nëse Sali Berisha do ishte kryetar i saj.
Një në tre (33%) votues të djathtë durrsakë, do votonin Partinë Demokratike nëse Lulzim Basha është kryetar.
Mes liderëve kryesorë politikë, durrsakët pëlqejnë më shumë (45%) kryeministrin Edi Rama. Sali Berisha pëlqehet nga një e katërta (28,5%) e elektoratit të Durrësit dhe kryetari i PD-së, Basha gëzon mendim pozitiv tek 15% e votuesve në Durrës.
Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 9-12 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.