Home Kryesore Rrëzoi bustin me pantallona të shkurtra/ Topalli ironizon Bashën

Rrëzoi bustin me pantallona të shkurtra/ Topalli ironizon Bashën

759
0

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka firmosur ditën e sotme peticionin e Dekomunistizimit, në një nga tendat e vendosura pranë sheshit Skënderbej teksa u përkujtua dhe 31 vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Lidhur më këtë ka reaguar dhe ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli i kujton Bashës se deputeti mund të propozojë projektligje se dhe peticionet i bëjnë vetëm OJQ.

Duke e konsideruar si fyerje për vuajtjet 50 vjecare të një populli, Topalli shton se kjo ishte po aq qesharake se rrena se kishte rrëzuar bustin kur ishte me pantallona të shkurtra.

cna lajme politike

“Deputeti ka te drejten e inisjatives legjislative, pra mund te propozoje nje projekt ligj..

Peticione bejne vetem OJQ e shoqatat.

Sot pame nje deputet ( lb) qe nenshkruante nje peticion…. fix sic bejne keta te shoqatave..

Kjo eshte fyerje per vuajtjet 50 vjecare te nje populli.

Kjo eshte po aq qesharake sa dhe rrena se kishte rrezu bustin kur ishte me pantallona te shkurtra ( ne shkurt)…

Tani te presim kur te thote se ishte me pallto kur kaperceu dyert e ambasadave -me shkruante njëri.

Me 6 mars votojme kundra tij.

Me 6 mars votojme Shtepine e Lirise!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here