Deputeti socialist, Nasip Naço është përfshirë në një sherr me një qytetare ditën e sotme në hyrje të Kuvendit.
Ne kemi mundur të sigurojmë dhe videot e sherrit, ku qytetarja gati sa se ka tërhequr ‘zvarrë’ Naçon por ka ndërhyrë Garda duke ia hequr nga duart.
Sherri ka ndodhur në kafen ‘Sofi’ pranë kryesisë së Kuvend, ku qytetarja i vërsulet Naços pa kursyer e sharjet.
Menjëherë ka ndërhyrë Garda dhe policia e cila ka shoqëruar më pas qytetaren.
Nuk dihet se për çfarë ka nisur sherri mes tyre, por nga debati qytetarja ankohet për një gjyq të pafituar për ngacmim në punë.