Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka dëshmuar sot para komisionit Hetimor të ngritur për inceneratorët.
Gjatë gjithë kohës, në komision në përgjigjiet e dhëna nga Subashi ka pasur replika nga të dyja anët e deputetëve por nuk kanë munguar as ngritjet e toneve me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku.
Pjesë nga debati
Armando Subashi: Do e kishim shumë të thjeshtë të kishim gjëra zyrtare, ne kemi indicje…
Jorida Tabaku: Nuk ka asnjë lidhje me këtë Komision që është një këshilltar, e zëmë se është një familjar i zotit Bushati, nuk është asgjë zyrtare.
Armando Subashi: Zonja kryetare, nuk të kam ofenduar për asnjë çast deri më sot…nuk jam marrë me familjarët të tutë, por të doni mund të merrem
Jorida Tabaku: Thashë se
Armando Subashi: Jo, tërhiqe atë që sapo the, tërhiqe….
Jorida Tabaku: I juaji apo i imi ç’rëndësi ka tani
Armando Subashi: Tërhiqe atë që sapo the….
Belind Këlliçi: Zoti Subashi mos e kthejmë në debat se kemi qenë shumë të qetë, të mbetemi në thelb
Antoneta Dhima: Po për vëllanë tuaj
Belind Këlliçi: Ku është vëllai im?
Antoneta Dhima: Vëllai juaj, pse s’e pyete minisren, e harrove
Belind Këlliçi: Po pyete mo, pse s’e pyet, pyete.