Gazetari Eduard Zaloshnja tha se në bazë të sondazhit të kryer prej tij, nëse zgjedhjet zhvilloheshin një javë më parë, kandidati i Berishës fiton bindshëm në Shkodër.
Zaloshnja u shpreh në emisionin ‘Now’ se nga të dhënat e nxjerra nga 2600 të intervistuar në të 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme në 6 mars, ajo që përfiton nga përçarja në PD është Partia Socialistë, e cila sipas tij ka shanse të fitojë në 5 bashki.
Sipas Zaloshnjes, nëse opozita do të ishte e bashkuar kishte gjasa që të fitonte bashkinë Dibër dhe mund të ishte shumë afër me PS në bashkinë Durrës.
“Në Shkodër kandidati i Shtëpisë së Lirisë kishte një diferencë të madhe në avantazh me kandidatin e PD dhe PS, ndërsa në bashkitë e tjera kishte një epërsi të lehtë. Ndaj është e lehtë për kandidatët e PS të fitojnë pasi PD është e ndarë”, tha Zaloshnja.