Home POLITIKE Inceneratorët/ Pas ministrave dhe kryebashkiakëve DËSHMON sot para Komisionit Hetimor kryeministri Rama

Inceneratorët/ Pas ministrave dhe kryebashkiakëve DËSHMON sot para Komisionit Hetimor kryeministri Rama

348
0

Pas ministrave dhe kryebashkiakëve, sot në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve do të dëshmojë kryeministri Edi Rama.

Bëhet me dije se Komisioni do të nisë në orën 12: 00, ku për të dëshmuar do të jetë Rama. Kryeministri dje nga Durrësi u shpreh “mezi pres shkoj”.

“Bëhen debate, kush je ti e kush jam unë, kush ka vjedh më shumë. Përtej gjithë problematikës të kësaj që po ndodh në Kuvend me Komisionin, të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë, nuk duan të shikojnë që e vërteta është diçka krejt tjetër.

Por nuk dua të flas më gjatë për këtë se mezi pres të shkoj nesër. Kështu që po s’patët ndonjë punë më të mirë për të bërë, mos e humbni nesër”, tha Rama në takimin në Durrës.

Kujtojmë që dje në Komisionin hetimor dëshmoi, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi dhe Alqi Bllako, ndërsa më herët kanë dëshmuar edhe Belinda Balluku, Armando Subashi, Arben Ahmetaj, Shkëlqim Cani, Emiriana Sako.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here