Home AKTUALITET Sëmuret Emiljano Shullazi, del nga burgu

Sëmuret Emiljano Shullazi, del nga burgu

2613
0

Emiljano Shullazi ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është shtruar me urgjencë në spital.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se ai është shoqëruar nga forcat RENEA, një polic dhe një autoblind por edne nuk dihet se çfarë problemi ka. Shullazi ka qenë në qelitë e regjimit 41-BIS kur ka shfaqur probleme me shëndetin.

Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie, por në shumë pak raste ai është hetuar.

Sëmuret Emiljano Shullazi, niset me urgjencë në spital