Edi Rama vazhdon të dëshmojë në Komisionin e hetimit për inceneratorët. Aty ai është pyetur nëse i njeh pronarët që kanë marrë përsipër inceneratorët. Fillimisht, Rama ka thënë se nuk i njeh ata, por edhe ndoshta i njeh, diçka e pakuptueshme.
Por fill pas kësaj fjalie, deputeti belind Këlliçi i ka nxjerrë një video, ku ai shohet në një takim elektoral, ku janë Stela Gugalli dhe Klodian Zoto, dy personat të shpalluir në kërkim për skandalin e inceneratorëve.
Pas kësaj videoje, Rama është shprehur se nuk i njeh të gjithë personat që i rrinë nga mbrapa.