Home AKTUALITET “Laborator” kriptomonedhash në banesë, 28-vjeçari nga Tirana kapet edhe me kanabis dhe...

“Laborator” kriptomonedhash në banesë, 28-vjeçari nga Tirana kapet edhe me kanabis dhe municone

426
0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar me iniciale S. Epasi policia i gjeti në banesë pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale.

Gjithashtu në ambiente të tjera Në ambiente të ndryshme të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe municion luftarak.

“Laborator” kriptomonedhash në banesë, 28-vjeçari nga Tirana kapet edhe me kanabis dhe municone

Njoftimi i Policisë:

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe OSHEE-në, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cryptocurrency”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – S. E., 28 vjeç, banues në rrugën “Frosina Plaku”, Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale. Në vijim të kontrollit, në ambiente të ndryshme të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe municion luftarak. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, dy peshore elektronike, municion luftarak, një aparat celular, 191.700 lekë të rinj dhe 90 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here