Home AKTUALITET Sherr me thika mes 5 vajzave në Tiranë, tre prej tyre përfundojnë...

Sherr me thika mes 5 vajzave në Tiranë, tre prej tyre përfundojnë në spital

776
0

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur së fundmi në Tiranë. Policia ka njoftuar se janë vënë nën hetim G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe pasi gjatë një konflikti kanë goditur me thikë shtetaset me iniciale T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit: G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi për motive të dobëta, gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës, shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Plas thika mes 5 vajzave në Tiranë, tre prej tyre përfundojnë në spital

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here