Home AKTUALITET Dosja “Toyota Yaris”/ Zbulohet “justifikimi” i Bashës, para prokurorëve belgë

Dosja “Toyota Yaris”/ Zbulohet “justifikimi” i Bashës, para prokurorëve belgë

859
0

Pak javë më parë, kreyetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha dha një dëshmi në SPAK, para prokurorëve belgë, në lidhje me dosjen “Toyota Auris”.

Mësohet se Basha ka tentuar të justifikohet para prokurorëve belgë, se informacionin e ka marrë si denoncim.

Basha ka deklaruar se informacionin e ka marrë përmes një letre denoncuese që i ka mbërritur nga qytetarët.

“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështje një ndër të cilat është edhe informacionin për shumën e konsiderueshme të parave të sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018′.-ka deklaruar Basha.

Basha është pyetur nëse ka një protokoll për mënyrën e marrjes së denoncimeve.

Kujtojmë këtu se bëhet fjalë për një makinë Toyota Yaris, ku në qershor të vitit 2018 policia sekuestroi një shumë parash 3.4 milion euro.  Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.

Basha ishte personi i parë që denoncoi në Kuvend çështjen e “Toyota Yaris” kur ajo nuk ishte bërë ende publike.

Ai iu drejtua Taulant Ballës dhe i tha se ai kishte porositur një makinë “Toyota Yaris”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here