Home AKTUALITET Tragjedi në Greqi/ Shqiptari vret gruan, fëmijët minorenë dhe më pas veten

Tragjedi në Greqi/ Shqiptari vret gruan, fëmijët minorenë dhe më pas veten

1342
0

Një tragjedi ka ndodhur në veriperëndim të Peloponezit në Andravida, Greqi, ku një familje shqiptare është gjetur e masakruar brenda në shtëpi.

Sipas medieve greke, burri shqiptar, gruaja rumune dhe dy fëmijët përkatësisht 1 dhe 2 vjeç janë gjetur të pajetë mesditën e sotme nga djali 10 vjeçar i rumunes të cilën e kishte nga martesa e mëparshme.

Fillimisht autoritetet dyshuan se nëna dhe fëmijët u vranë nga babai i tyre, i cili më pas kreu vetëvrasje, por pas hetimeve dyshohet se autori i vrasjes së familjes shqiptare, mund të jetë ish-bashkëshorti i gruas rumune. Policia tha se pas këqyrjes paraprake në trupat e fëmijëve u konstatuan shenja mbytjeje, ndërsa burri mund të jetë vrarë me sëpatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here