Home Bota Ukraina thirrje nënave ruse: Ejani merrni bijtë tuaj të kapur rob

Ukraina thirrje nënave ruse: Ejani merrni bijtë tuaj të kapur rob

611
0

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka kërkuar nënave të ushtarëve rusë që të vijnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev për të marrë djemtë e tyre të kapur rob gjatë pushtimit të vendit të tyre.

Teksa java e parë që kur Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën po i afrohet fundit, ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka nisur një përpjekje të dukshme për të turpëruar dhe vënë në siklet Rusinë për mënyrën se si po shkon pushtimi, duke u ofruar nënave ruse mundësinë të vijnë dhe t’i marrin djemtë e tyre për t’i çuar në shtëpi.

Ata thanë: “Është marrë një vendim për t’i dorëzuar trupat ruse nënave të tyre nëse vijnë për t’i marrë në Ukrainë, në Kiev”.

Ka pasur raporte, se ukrainasit u ofrojnë çaj dhe ushqim ushtarëve rusë që janë kapur ose dorëzuar. Po ashtu një video që qarkullon që lë të kuptohet se dikush lejohet të telefonojë me video nënën e tij për ta njoftuar se ai ishte gjallë dhe po kujdeseshin ukrainasit për të.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk i ka kërkuar gjithashtu Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që t’u japë ndihmë për të kthyer trupat e pajetë të ushtarëve rusë në atdheun e tyre.

Javën e kaluar ajo tha: “Ka mijëra trupa pushtuesish. Kjo është një nevojë humanitare. Ne kërkojmë që trupat e pushtuesve të largohen nga territori ukrainas dhe të shkojnë në Rusi. Ne u bëjmë thirrje rusëve përsëri që të mundësojnë që të ketë më pak trupa të djemve tuaj, të njerëzve tuaj, përndryshe do të ketë mijëra prej tyre”, raporton LadBible.

Zyrtarët ukrainas thirrje nënave ruse: Ejani merrni bijtë tuaj të kapur rob

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here