Home Kryesore Ish-ministri kap mat Ramën, dokumenti që e nxjerr zbuluar

Ish-ministri kap mat Ramën, dokumenti që e nxjerr zbuluar

1586
0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit afera e inceneratorëve paska nisur me një vendim për shpalljen e emergjencës mjedisore, në vitin 2014.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani publikon një dokument, i cili është firmosur nga vetëm tre zv.ministra, për shpalljen e emergjencës mjedisore.

Sipas Manjanit, është e pabesueshme që pas kaq vitesh në administrim publik, një drejtues i nivelit të lartë nuk ka haber fare nga punët e ligjit e të shtetit.

Më tej, ai ngre pyetjen, “Si ka mundësi që firma e 3 nga 5 zëvendësministrave vleka për të filluar një projekt 400 milion e kacafiu eurosh?!”

Sigurisht që nuk e kam dëgjuar Edi Ramën kur dëshmoi tek Komisioni i Jorida Tabakut. Kohë e humbur.

Por u çudita dhe njëkohësisht u gajasa shumë kur Blerina Gjoka, gazetare e BIRN, më tha se Rama paska thënë se i gjithë biznesi i inceneratorëve paska nisur me një vendim për shpalljen e emergjencës mjedisore. Ky vendim është marrë nga një komision ndërministror.

Është për të qeshur por edhe për të qarë! Pas kaq vitesh në administrim publik, një drejtues i nivelit të lartë nuk ka haber fare nga punët e ligjit e të shtetit.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

E pabesueshme!

Si mund të pretendosh të fillosh mjë punë të madhe siç është menaxhimi i mbetjeve me një vendim që nuk quhet as vendim?!

Si mund të quash komitet ndërministror pa asnjë ministër në përbërje të tij?!

Si ka mundësi që firma e 3 nga 5 zëvendësministrave vleka për të filluar një projekt 400 milion e kacafiu eurosh?!

Si ka mundësi që harxhohen paratë me sajesën “Emergjencë mjedisore”?!

E pabesueshme!

Siç edhe i thashë gazetares, në memorien time në atë mbledhje zëvendësministrash ku kam qenë, kanë mbetur këto argumenta që i parashtrova aty. Sigurisht që nuk mund të votoja pro idesë së sajuar të emergjencës. As nuk mund të mos shtroja çështjet ligjore që lidhen me vendimmarrjen e shtetit dhe rolin konsultativ që kanë komitetet ndërministrore.

Nuk drejtohet shteti me vendime ndërministrore, aq më pak me ndërzëvendësministrorë! Kushtetuta e përcakton qartë kush janë aktet detyruese dhe kush i merr ato.

I thamë këto gjëra, bashkë me Ben Isarain në atë mbledhje, por kujt ja thamë se!? Sigurisht që nuk mund të firmosnim një budallëk të tillë.

E kisha harruar këtë idiotësi dhe nuk ma merrte mendja se ajo mbledhje e ajo vendimmarrje jashtë mbledhjes me tre firma zv.ministrash qenka vendosur harxhimi i miliona eurove!!

Edhe sikur ta kishim firmosur të pestë ne, prap nuk lëviz shteti dhe financat e tij me pacavure të tilla. Ky nuk është vendim, sipas Kushtetutës dhe ligjit. Vendimet i merr qeveria ose ministrat sipas kompetencës, jo komitetet konsultative.

Nëse ky vendim është argumenti ligjor ku mbështetet qeveria, i them se e kanë të dobët. Krejt pa lidhje me ligjshmërinë kushtetuese të shtetit.

Bëjnë mirë të gjejnë ndonjë argument më solid, se firmat e ish kolegëve të mi zv.ministra nuk legalizojnë dot asgjë nga ky skandal mafioz.”-shkruan Ylli Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here