Home AKTUALITET E rëndë në Maliq! Gruaja me Covid ndërron jetë pasi mungesa e...

E rëndë në Maliq! Gruaja me Covid ndërron jetë pasi mungesa e dritave i fiku aparatin e oksigjenit

550
0

Një grua në fshatin Pojan të Maliqit ka ndërrruar jetë pasi ishte e infektuar me Covid.

Siç bëhet me dije, gruaja ka ndërruar jetë sepse i duhej patjetër aparati i oksigjenit, por sipas banorëve ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike në këtë zonë ka shkaktuar vdekjen e saj.

Banorët shprehen më tej se ky problem vjen ngaqë linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara.

Prej një jave në këtë fshat mungon energjia elektrike nga ora 18:00-24:00. Banorët po protestojnë tek zyrat e OSHEE-së, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

E rëndë në Maliq! Gruaja me Covid ndërron jetë pasi mungesa e dritave i fiku aparatin e oksigjenit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here