Prej disa minutash Edi Rama ka nisur monologun e tij në lidhje me protestat e shqiptarëve anë e mbanë vendit për shkak të rritjes së çmimeve. Kërkesa kryesore e shqiptarëve është heqja e taksës së naftës dhe Edi Rama në fjalën e tij tha se kjo taksë nuk do hiqet duke shtuar se s’ka protesta me drita “Iphone” e bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën.
Ta dini mirë. Taksat e naftës nuk do të hiqeT kurrë dhe këtë nuk ne zhbën dot askush as me drita ‘Iphonesh’ edhe sikur të digjni gomat e makinave “X5” , as çmimi i energjisë nuk do të rritet. Taksat e naftës nuk do të hiqen kurrë sepse me ato lekë do të paguajmë energjinë elektrike që është rritur. Janë 650 milionë euro që duhet të paguajmë deri në fund të vitit për energjinë elektrike.